< السورة السابقة | فهرس السور | السورة التالية >



حدد حجم خط الآيات
()


بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ إِذَا ٱلشَّمْسُ كُوِّرَتْ ۝١

Kur dielli ngjeshet dhe humb shkëlqimin,

وَإِذَا ٱلنُّجُومُ ٱنكَدَرَتْ ۝٢

Dhe kur yjtë bijnë dhe errësohen,

وَإِذَا ٱلْجِبَالُ سُيِّرَتْ ۝۳

Dhe kur malet dynden,

وَإِذَا ٱلْعِشَارُ عُطِّلَتْ ۝٤

Dhe kur devet mbarsa lihen,

وَإِذَا ٱلْوُحُوشُ حُشِرَتْ ۝٥

Dhe kur mblidhen egërsirat,

وَإِذَا ٱلْبِحَارُ سُجِّرَتْ ۝٦

Dhe kur detrat si në zjarr vlojnë,

وَإِذَا ٱلنُّفُوسُ زُوِّجَتْ ۝۷

Dhe kur shpirtërat kurorëzohen (bashkohen) me trup,

وَإِذَا ٱلْمَوْءُۥدَةُ سُئِلَتْ ۝۸

Dhe kur të pyetet e varrosura për së gjalli,

بِأَىِّ ذَنۢبٍۢ قُتِلَتْ ۝۹

Që është mbytur çka ishte faji,

وَإِذَا ٱلصُّحُفُ نُشِرَتْ ۝١۰

dhe kur të shpërndahen broshurat,

وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ كُشِطَتْ ۝١١

Dhe kur qielli të shmanget,

وَإِذَا ٱلْجَحِيمُ سُعِّرَتْ ۝١٢

Dhe kur xhehennemi të këndellet,

وَإِذَا ٱلْجَنَّةُ أُزْلِفَتْ ۝١۳

Dhe xheneti të afrohet

عَلِمَتْ نَفْسٌۭ مَّآ أَحْضَرَتْ ۝١٤

Njeriu do ta dijë se ç’ka përgatitur.

فَلَآ أُقْسِمُ بِٱلْخُنَّسِ ۝١٥

Dhe betohem në yjtë që prarojnë,

ٱلْجَوَارِ ٱلْكُنَّسِ ۝١٦

Të cilët lëvizin dhe të humben syshë.

وَٱلَّيْلِ إِذَا عَسْعَسَ ۝١۷

Pasha natën kur errësohet,

وَٱلصُّبْحِ إِذَا تَنَفَّسَ ۝١۸

Dhe agimin kur zbardhohet!

إِنَّهُۥ لَقَوْلُ رَسُولٍۢ كَرِيمٍۢ ۝١۹

Ai (Kur’ani) është, me të vërtetë, fjalë e të dërguarit fisnik,

ذِى قُوَّةٍ عِندَ ذِى ٱلْعَرْشِ مَكِينٍۢ ۝٢۰

Të fortit, nga Zoti i gjithësisë së çmuar,

مُّطَاعٍۢ ثَمَّ أَمِينٍۢ ۝٢١

Të dëgjueshmit dhe të besueshmit,

وَمَا صَاحِبُكُم بِمَجْنُونٍۢ ۝٢٢

Shoku i juaj nuk është i marrë

وَلَقَدْ رَءَاهُ بِٱلْأُفُقِ ٱلْمُبِينِ ۝٢۳

Në horizont të qartë atë e ka parë,

وَمَا هُوَ عَلَى ٱلْغَيْبِ بِضَنِينٍۢ ۝٢٤

Dhe ai nuk e lë mangut shpalljen,

وَمَا هُوَ بِقَوْلِ شَيْطَٰنٍۢ رَّجِيمٍۢ ۝٢٥

Ai (Kur’ani) nuk është fjalë e djallit të mallkuar,

فَأَيْنَ تَذْهَبُونَ ۝٢٦

E ju ku po shkoni pra?!

إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌۭ لِّلْعَٰلَمِينَ ۝٢۷

Ai është vetëm këshillë botërave,

لِمَن شَآءَ مِنكُمْ أَن يَسْتَقِيمَ ۝٢۸

Për secilin nga ju që don të jetë në rrugë të drejtë.

وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلْعَٰلَمِينَ ۝٢۹

Dhe ju nuk dëshironi asgjë, përveç asaj çka dëshiron All-llahu, Zoti i botërave!