< السورة السابقة | فهرس السور | السورة التالية >



حدد حجم خط الآيات
()


بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٱقْتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلْقَمَرُ ۝١

Momenti afrohet e hëna po coptohet!

وَإِن يَرَوْا۟ ءَايَةًۭ يُعْرِضُوا۟ وَيَقُولُوا۟ سِحْرٌۭ مُّسْتَمِرٌّۭ ۝٢

E ata, kur shohin mrekulli, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Një magji në vazhdimësi!”

وَكَذَّبُوا۟ وَٱتَّبَعُوٓا۟ أَهْوَآءَهُمْ ۚ وَكُلُّ أَمْرٍۢ مُّسْتَقِرٌّۭ ۝۳

Dhe përgënjeshtrojnë e pasojnë dëshirat e tyre, por çdo send është e caktuar.

وَلَقَدْ جَآءَهُم مِّنَ ٱلْأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزْدَجَرٌ ۝٤

U patën ardhur atyre lajme se çka është e ndaluar.

حِكْمَةٌۢ بَٰلِغَةٌۭ ۖ فَمَا تُغْنِ ٱلنُّذُرُ ۝٥

Urtësi e përsosur, por qortim i padobishëm,

فَتَوَلَّ عَنْهُمْ ۘ يَوْمَ يَدْعُ ٱلدَّاعِ إِلَىٰ شَىْءٍۢ نُّكُرٍ ۝٦

Prandaj largohu prej tyre. Atë ditë kur lajmëtari i thërret në diçka të tmerrshme,

خُشَّعًا أَبْصَٰرُهُمْ يَخْرُجُونَ مِنَ ٱلْأَجْدَاثِ كَأَنَّهُمْ جَرَادٌۭ مُّنتَشِرٌۭ ۝۷

Do të dalin prej varreve kryeulur sikur karkalecë të shpërndarë,

مُّهْطِعِينَ إِلَى ٱلدَّاعِ ۖ يَقُولُ ٱلْكَٰفِرُونَ هَٰذَا يَوْمٌ عَسِرٌۭ ۝۸

Duke vrapuar drejtë lajmëtarit. Mosbesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e rëndë”!

۞ كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍۢ فَكَذَّبُوا۟ عَبْدَنَا وَقَالُوا۟ مَجْنُونٌۭ وَٱزْدُجِرَ ۝۹

Populli i Nuhit, përpara tyre, pat përgënejshtruar edhe robin tonë e quajtën rrenacak duke i thënë: “I marrë”! dhe ka qenë i penguar.

فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنِّى مَغْلُوبٌۭ فَٱنتَصِرْ ۝١۰

Dhe ai e luti Zotin e vet: “Unë jamë i munduar, andaj më ndihmo”

فَفَتَحْنَآ أَبْوَٰبَ ٱلسَّمَآءِ بِمَآءٍۢ مُّنْهَمِرٍۢ ۝١١

Dhe i hapëm dyert e qiellit krah më krah për ujin që rrodhi pa u ndalur,

وَفَجَّرْنَا ٱلْأَرْضَ عُيُونًۭا فَٱلْتَقَى ٱلْمَآءُ عَلَىٰٓ أَمْرٍۢ قَدْ قُدِرَ ۝١٢

Dhe e çamë tokën, shpërthyen burimet dhe uji u bashkua, siç kishte qenë caktuar,

وَحَمَلْنَٰهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلْوَٰحٍۢ وَدُسُرٍۢ ۝١۳

Kurse atë e kemi bartu në atë (anije) prej dërrasash dhe hunjsh,

تَجْرِى بِأَعْيُنِنَا جَزَآءًۭ لِّمَن كَانَ كُفِرَ ۝١٤

Që notonte nën mbikqyrjen tonë – ajo ishte shpërblim i atij i cili qe mohuar.

وَلَقَد تَّرَكْنَٰهَآ ءَايَةًۭ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ ۝١٥

Dhe këtë e lamë si mësim, por a ka kush merr mësim?

فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ ۝١٦

Dhe çfarë ishte dënimi dhe vuajtja ime se!

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ ۝١۷

Kurse Kur’anin e bëmë të lehtë për këshillë, por a e pranon kush këshillën?

كَذَّبَتْ عَادٌۭ فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ ۝١۸

Adi përgënjeshtroi, por çfarë ishte dënimi dhe vërejtja ime se!

إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًۭا صَرْصَرًۭا فِى يَوْمِ نَحْسٍۢ مُّسْتَمِرٍّۢ ۝١۹

Ne atyre u dërguam, ditën e kobshme, një erë të ftohtë që fryente pa u ndalur

تَنزِعُ ٱلنَّاسَ كَأَنَّهُمْ أَعْجَازُ نَخْلٍۢ مُّنقَعِرٍۢ ۝٢۰

Dhe i ngriste njerëzit sikur trupa të shkulur hurmash

فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ ۝٢١

Dhe çfarë ishte dënimi dhe qortimi im se!

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ ۝٢٢

Kurse Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillë, por a është kush që ka marrë mend?

كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِٱلنُّذُرِ ۝٢۳

I përgënjeshtroi edhe Themudi vërejtjet

فَقَالُوٓا۟ أَبَشَرًۭا مِّنَّا وَٰحِدًۭا نَّتَّبِعُهُۥٓ إِنَّآ إِذًۭا لَّفِى ضَلَٰلٍۢ وَسُعُرٍ ۝٢٤

“A të pasojmë dikë prej nesh?! – thoshte. Po ne atëherë, me siguri, do të ishim të humbur dhe të marrë.

أَءُلْقِىَ ٱلذِّكْرُ عَلَيْهِ مِنۢ بَيْنِنَا بَلْ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٌۭ ۝٢٥

A mu atij, nga mesi ynë, i është dërguar shpallja? Jo, por ai është rrenacak arrogant”.

سَيَعْلَمُونَ غَدًۭا مَّنِ ٱلْكَذَّابُ ٱلْأَشِرُ ۝٢٦

“Nesër do të marrin vesh se kush është rrenacak arrogant!

إِنَّا مُرْسِلُوا۟ ٱلنَّاقَةِ فِتْنَةًۭ لَّهُمْ فَٱرْتَقِبْهُمْ وَٱصْطَبِرْ ۝٢۷

Ne ua dërguam deven që t’i provojmë, andaj shikoji dhe jij i durueshëm.

وَنَبِّئْهُمْ أَنَّ ٱلْمَآءَ قِسْمَةٌۢ بَيْنَهُمْ ۖ كُلُّ شِرْبٍۢ مُّحْتَضَرٌۭ ۝٢۸

Dhe lajmëroi se uji është i ndarë ndërmjet tyre për çdo kohë pije do të prezentojnë me rend”.

فَنَادَوْا۟ صَاحِبَهُمْ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ ۝٢۹

Kurse ata thirrën shokun e tyre dhe ai u përgatit dhe e therri,

فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ ۝۳۰

Por çfarë ishte dënimi dhe qortimi im se!

إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ صَيْحَةًۭ وَٰحِدَةًۭ فَكَانُوا۟ كَهَشِيمِ ٱلْمُحْتَظِرِ ۝۳١

Ne u lëshuam atyre një ushtimë të vetme, dhe ata u bënë sikur gjethe të thara që i mbledh kostari.

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ ۝۳٢

Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për këshilla, por a ka kush që merr këshillë?

كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍۭ بِٱلنُّذُرِ ۝۳۳

Edhe populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet.

إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ حَاصِبًا إِلَّآ ءَالَ لُوطٍۢ ۖ نَّجَّيْنَٰهُم بِسَحَرٍۢ ۝۳٤

Atyre u lëshuam uraganin, përveç familjes së Lutit të cilin e shpëtuam në agim.

نِّعْمَةًۭ مِّنْ عِندِنَا ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِى مَن شَكَرَ ۝۳٥

Nga mëshira jonë. Ja, kështu Ne shpërblejmë ata që falenderojnë.

وَلَقَدْ أَنذَرَهُم بَطْشَتَنَا فَتَمَارَوْا۟ بِٱلنُّذُرِ ۝۳٦

Ai u tërhoqi vërejtjen në forcën tonë, por ata e refuzuan këtë.

وَلَقَدْ رَٰوَدُوهُ عَن ضَيْفِهِۦ فَطَمَسْنَآ أَعْيُنَهُمْ فَذُوقُوا۟ عَذَابِى وَنُذُرِ ۝۳۷

Ata ia kërkuan (për çnderim) musafirët e tij, por ne ua verbëruam sytë. Shijone dënimin tim dhe kërcënimet e mia!

وَلَقَدْ صَبَّحَهُم بُكْرَةً عَذَابٌۭ مُّسْتَقِرٌّۭ ۝۳۸

Dhe të nesërmen e gëdhiu një dënim i përhershëm.

فَذُوقُوا۟ عَذَابِى وَنُذُرِ ۝۳۹

Shijone dënimin dhe qortimin tim.

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ ۝٤۰

Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillë, por a ka kush e merr këtë këshillë?

وَلَقَدْ جَآءَ ءَالَ فِرْعَوْنَ ٱلنُّذُرُ ۝٤١

Edhe familjes së Faraonit u kanë ardhur vërejtje.

كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذْنَٰهُمْ أَخْذَ عَزِيزٍۢ مُّقْتَدِرٍ ۝٤٢

Ata i mohuan të gjitah argumentet tona, andaj ne i dënuam ashtu si dënon i Forti, i Fuqishmi.

أَكُفَّارُكُمْ خَيْرٌۭ مِّنْ أُو۟لَٰٓئِكُمْ أَمْ لَكُم بَرَآءَةٌۭ فِى ٱلزُّبُرِ ۝٤۳

A janë mosbesimtarët tuaj më të fortë se ata apo ju keni ndonjë garancë në librat e qiellit?

أَمْ يَقُولُونَ نَحْنُ جَمِيعٌۭ مُّنتَصِرٌۭ ۝٤٤

E këta të thonë: “Ne jemi grup ngadhnjimtarë”!

سَيُهْزَمُ ٱلْجَمْعُ وَيُوَلُّونَ ٱلدُّبُرَ ۝٤٥

Grupi së shpejti do të jetë i mundur dhe ata do të ikin.

بَلِ ٱلسَّاعَةُ مَوْعِدُهُمْ وَٱلسَّاعَةُ أَدْهَىٰ وَأَمَرُّ ۝٤٦

Ndërkaq afati i tyre është Dita e kijametit, por Dita e kijametit është e rëndë dhe e hidhur.

إِنَّ ٱلْمُجْرِمِينَ فِى ضَلَٰلٍۢ وَسُعُرٍۢ ۝٤۷

Mizorët, pa dyshim, janë në humbje dhe në zjarr.

يَوْمَ يُسْحَبُونَ فِى ٱلنَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ ذُوقُوا۟ مَسَّ سَقَرَ ۝٤۸

Atë ditë kur të jenë futur në zjarr me fytyra teposhtë, “Shijone zjarrin e xhehenemit!”

إِنَّا كُلَّ شَىْءٍ خَلَقْنَٰهُ بِقَدَرٍۢ ۝٤۹

Ne çdo send e kemi krijuar me masë.

وَمَآ أَمْرُنَآ إِلَّا وَٰحِدَةٌۭ كَلَمْحٍۭ بِٱلْبَصَرِ ۝٥۰

Dhe urdhëri ynë është vetëm një sa çelë e mbyll sytë.

وَلَقَدْ أَهْلَكْنَآ أَشْيَاعَكُمْ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ ۝٥١

Ne ata që u ngjajnë juve i kemi shfarosur, por a ka kush merr këshillë?

وَكُلُّ شَىْءٍۢ فَعَلُوهُ فِى ٱلزُّبُرِ ۝٥٢

Dhe gjithë çka kanë punuar është në letra,

وَكُلُّ صَغِيرٍۢ وَكَبِيرٍۢ مُّسْتَطَرٌ ۝٥۳

Dhe çdo send, i madh e i vogël, është në radhë.

إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّٰتٍۢ وَنَهَرٍۢ ۝٥٤

Me të vërtetë të devotshmit do të jenë në kopshte të xhennetit dhe lumenj,

فِى مَقْعَدِ صِدْقٍ عِندَ مَلِيكٍۢ مُّقْتَدِرٍۭ ۝٥٥

Në vendin e sigurt, te Sunduesi i Gjithfuqishëm.