< السورة السابقة | فهرس السور | السورة التالية >



حدد حجم خط الآيات
()


بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلذَّٰرِيَٰتِ ذَرْوًۭا ۝١

Pasha erërat që ngrejnë shumë pluhur,

فَٱلْحَٰمِلَٰتِ وِقْرًۭا ۝٢

Dhe ata që bartin peshë,

فَٱلْجَٰرِيَٰتِ يُسْرًۭا ۝۳

Dhe ata të cilët notojnë lehtë,

فَٱلْمُقَسِّمَٰتِ أَمْرًا ۝٤

Dhe përndajnë urdhëra,

إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٌۭ ۝٥

Ajo që u premtohet, njëmend është e vërtetë,

وَإِنَّ ٱلدِّينَ لَوَٰقِعٌۭ ۝٦

Shpërblimi e dënimi do të ndodhin me siguri!

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلْحُبُكِ ۝۷

pasha qiellin me rrugë yjesh,

إِنَّكُمْ لَفِى قَوْلٍۢ مُّخْتَلِفٍۢ ۝۸

Ju nuk i keni fjalët më një,

يُؤْفَكُ عَنْهُ مَنْ أُفِكَ ۝۹

Nga ai (besimi) është larguar kush është larguar,

قُتِلَ ٱلْخَرَّٰصُونَ ۝١۰

U shkatërrofshin (lakmuesit)!

ٱلَّذِينَ هُمْ فِى غَمْرَةٍۢ سَاهُونَ ۝١١

Të cilët janë mbytur në injorancë,

يَسْـَٔلُونَ أَيَّانَ يَوْمُ ٱلدِّينِ ۝١٢

Pyesin: “Kur do të vijë dita e gjykimit?”

يَوْمَ هُمْ عَلَى ٱلنَّارِ يُفْتَنُونَ ۝١۳

Atë ditë kur do të digjen në zjarr,

ذُوقُوا۟ فِتْنَتَكُمْ هَٰذَا ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تَسْتَعْجِلُونَ ۝١٤

Shijone dëniminnnn tuaj – kjo është ajo që e keni kërkuar më shpejt.

إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّٰتٍۢ وَعُيُونٍ ۝١٥

Të devotshmit, me siguri, do të vendosen në kopshte dhe burime,

ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمْ رَبُّهُمْ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَبْلَ ذَٰلِكَ مُحْسِنِينَ ۝١٦

Do të marrin atë çka do t’u dhurojë Zoti i tyre, sepse ata më parë kanë qenë mirëbërës,

كَانُوا۟ قَلِيلًۭا مِّنَ ٱلَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ ۝١۷

Vetëm pak, natën, kanë fjetur.

وَبِٱلْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ ۝١۸

Kurse në agim janë lutur për falje të mëkateve,

وَفِىٓ أَمْوَٰلِهِمْ حَقٌّۭ لِّلسَّآئِلِ وَٱلْمَحْرُومِ ۝١۹

Kurse në pasurinë e tyre kanë pjesë edhe ata që lypin edhe ata që nuk lypin.

وَفِى ٱلْأَرْضِ ءَايَٰتٌۭ لِّلْمُوقِنِينَ ۝٢۰

Argumentet në tokë janë për të bindurit,

وَفِىٓ أَنفُسِكُمْ ۚ أَفَلَا تُبْصِرُونَ ۝٢١

Si edhe në vet ju, a nuk e shihni?

وَفِى ٱلسَّمَآءِ رِزْقُكُمْ وَمَا تُوعَدُونَ ۝٢٢

Kurse në qiell keni furnizimin dhe atë që u premtohet.

فَوَرَبِّ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ إِنَّهُۥ لَحَقٌّۭ مِّثْلَ مَآ أَنَّكُمْ تَنطِقُونَ ۝٢۳

Pasha Zotin e qiellit dhe të tokës, kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni!

هَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيْفِ إِبْرَٰهِيمَ ٱلْمُكْرَمِينَ ۝٢٤

A të ka arritur rrëfimi për musafirët e nderuar të Ibrahimit,

إِذْ دَخَلُوا۟ عَلَيْهِ فَقَالُوا۟ سَلَٰمًۭا ۖ قَالَ سَلَٰمٌۭ قَوْمٌۭ مُّنكَرُونَ ۝٢٥

Kur hynë dhe thanë: “Paqe!” Dhe ai u tha: “Paqe, o njerëz të panjohur!”

فَرَاغَ إِلَىٰٓ أَهْلِهِۦ فَجَآءَ بِعِجْلٍۢ سَمِينٍۢ ۝٢٦

Dhe ai shkoi, pa u hutuar, te familja e vet dhe solli një viç të majmë,

فَقَرَّبَهُۥٓ إِلَيْهِمْ قَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ ۝٢۷

Ua afroi dhe u tha: “A nuk hani?”

فَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةًۭ ۖ قَالُوا۟ لَا تَخَفْ ۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٍۢ ۝٢۸

Dhe u dridh nga frika prej tyre “Mos u frikëso!”, i thanë, dhe e përgëzuan me një djalosh të dijshëm.

فَأَقْبَلَتِ ٱمْرَأَتُهُۥ فِى صَرَّةٍۢ فَصَكَّتْ وَجْهَهَا وَقَالَتْ عَجُوزٌ عَقِيمٌۭ ۝٢۹

Kurse gruaja e tij u paraqit duke klithur e gërvishur fytyrën, “Vallë, a unë – tha një plakë shterpë!”

قَالُوا۟ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ ۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْحَكِيمُ ٱلْعَلِيمُ ۝۳۰

“Ashtu ka thënë Zoti yt, ithanë ata, Ai është i urtë dhe i gjithëdijshëm”.

۞ قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا ٱلْمُرْسَلُونَ ۝۳١

“Po çka thuani ju o të deleguar?” – u tha (Ibrahimi),

قَالُوٓا۟ إِنَّآ أُرْسِلْنَآ إِلَىٰ قَوْمٍۢ مُّجْرِمِينَ ۝۳٢

“Ne jemi dërguar te një popull mizor” i thanë ata,

لِنُرْسِلَ عَلَيْهِمْ حِجَارَةًۭ مِّن طِينٍۢ ۝۳۳

T’i mbulojmë ata me gurë – topa dheu,

مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلْمُسْرِفِينَ ۝۳٤

I shenjuar te Zoti yt si teprues në të këqia”.

فَأَخْرَجْنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۝۳٥

Dhe Ne, kush qe aty nga besimtarët, i nxorrëm,

فَمَا وَجَدْنَا فِيهَا غَيْرَ بَيْتٍۢ مِّنَ ٱلْمُسْلِمِينَ ۝۳٦

Por aty gjetëm vetëm një shtëpi muslimane,

وَتَرَكْنَا فِيهَآ ءَايَةًۭ لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلْعَذَابَ ٱلْأَلِيمَ ۝۳۷

Dhe aty kemi lënë shenj për ata që frikësohen nga dënimi i padurueshëm.

وَفِى مُوسَىٰٓ إِذْ أَرْسَلْنَٰهُ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ بِسُلْطَٰنٍۢ مُّبِينٍۢ ۝۳۸

Edhe te Musa, kur e dërguam te Faraoni me argumente të qarta,

فَتَوَلَّىٰ بِرُكْنِهِۦ وَقَالَ سَٰحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌۭ ۝۳۹

E ai, duke shpresuar në forcën e vet, i ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar ose i marrë”!

فَأَخَذْنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذْنَٰهُمْ فِى ٱلْيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٌۭ ۝٤۰

Dhe e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe i hudhëm në det. Ai e pat merituar.

وَفِى عَادٍ إِذْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلرِّيحَ ٱلْعَقِيمَ ۝٤١

Edhe te Ad-i, kur mbi ta lëshuam erën shkatërruese,

مَا تَذَرُ مِن شَىْءٍ أَتَتْ عَلَيْهِ إِلَّا جَعَلَتْهُ كَٱلرَّمِيمِ ۝٤٢

Pranë çfarëdo sendi që kaloi, asgjë nuk kurseu, të gjithë i shndërroi në kalbësirë.

وَفِى ثَمُودَ إِذْ قِيلَ لَهُمْ تَمَتَّعُوا۟ حَتَّىٰ حِينٍۢ ۝٤۳

Edhe te Themudi, kur iu tha: “kënaquni edhe një kohë!”

فَعَتَوْا۟ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ وَهُمْ يَنظُرُونَ ۝٤٤

Dhe u treguan kryelartë ndaj urdhërit të Zotit të vet, prandaj i përfshiu vetëtima që e panë me sytë e tyre,

فَمَا ٱسْتَطَٰعُوا۟ مِن قِيَامٍۢ وَمَا كَانُوا۟ مُنتَصِرِينَ ۝٤٥

Dhe nuk mundën as të ngrihen e as të mbrohen.

وَقَوْمَ نُوحٍۢ مِّن قَبْلُ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَوْمًۭا فَٰسِقِينَ ۝٤٦

Edhe populli i Nuhit, shumë kohë më parë, ai, njëmend ishte një popull i mbrapsht.

وَٱلسَّمَآءَ بَنَيْنَٰهَا بِأَيْي۟دٍۢ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ ۝٤۷

Ne kemi ngritur qiellin me forcën tonë, por me të vërtetë mundemi edhe më tepër.

وَٱلْأَرْضَ فَرَشْنَٰهَا فَنِعْمَ ٱلْمَٰهِدُونَ ۝٤۸

Edhe tokën e kemi shtruar – çfarë shtruesi i mirë!

وَمِن كُلِّ شَىْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ ۝٤۹

Dhe prej çdo sendi kemi krijuar nga një çift, ndoshta do të mendoni.

فَفِرُّوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ ۖ إِنِّى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌۭ مُّبِينٌۭ ۝٥۰

“Prandaj, shpejtoni te All-llahu, unë nga ai jam (i dërguar) t’iu tërheq vërejtjen haptazi.

وَلَا تَجْعَلُوا۟ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ ۖ إِنِّى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌۭ مُّبِينٌۭ ۝٥١

Dhe mos bëni tjetër Zot me All-llahun, unë jam nga ana e Tij t’iu tërheq vërejtjen haptazi!”

كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُوا۟ سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ ۝٥٢

Dhe ashtu, as atyre më përpara nuk u ka ardhur asnjë profet e të mos thonë: “Është magjistar ose i marrë!”

أَتَوَاصَوْا۟ بِهِۦ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌۭ طَاغُونَ ۝٥۳

Ose ia linin njëri-tjetrit me porosi. Jo, por ata janë njerëz që e kanë tepruar,

فَتَوَلَّ عَنْهُمْ فَمَآ أَنتَ بِمَلُومٍۢ ۝٥٤

Prandaj hiqu sish se nuk do të qortohesh,

وَذَكِّرْ فَإِنَّ ٱلذِّكْرَىٰ تَنفَعُ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۝٥٥

Dhe vazhdo e këshillo, se këshillimi, me të vërtetë, u bën dobi besimtarëve.

وَمَا خَلَقْتُ ٱلْجِنَّ وَٱلْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ ۝٥٦

Kurse exhinët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për tjetër vetëm se të më adhurojnë.

مَآ أُرِيدُ مِنْهُم مِّن رِّزْقٍۢ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطْعِمُونِ ۝٥۷

Nuk kërkoj prej tyre furnizim as që dëshiroj të më ushqejnë.

إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلْقُوَّةِ ٱلْمَتِينُ ۝٥۸

All-llahu është me të vërtetë furnizuesi më i madh, i fortë i pathyeshëm!

فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ذَنُوبًۭا مِّثْلَ ذَنُوبِ أَصْحَٰبِهِمْ فَلَا يَسْتَعْجِلُونِ ۝٥۹

Ata të cilët kanë bërë mizori e kanë dënimin siç u takon shokëve të tyre, andaj le të mos më ngutin,

فَوَيْلٌۭ لِّلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن يَوْمِهِمُ ٱلَّذِى يُوعَدُونَ ۝٦۰

Të mjerët ata mosbesimtarë për atë ditë që u premtohet!